KEDS ka vazhduar ta rrisë kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve. Investimin e kompanisë e kanë prekur edhe 75 familje, apo mbi 300 banorë të fshatit Ratkoc të Rahovecit, të cilat tashmë kanë një rrjet komplet të ri elektrik.
Projekti i KEDS-it i planifikuar në këtë anë, ka bërë që të zvogëlohen humbjet teknike dhe rëniet e tensionit, duke rritur direkt cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Banorët e këtij fshati, të cilët kryesisht merren me bujqësi, i janë falënderues KEDS-it për investimet në rrjetin energjetik.
Ata, e kanë vendosur në piedestal këtë veprim të kompanisë, përderisa konstatojnë që rreziku nga rrjeti i vjetër më nuk ekziston dhe tensioni është shumë i kualitativ.
“Një investim i duhur që nuk ka të paguar. Nga ana e rrezikshmërisë është vërtet dallim shumë i madh. Na kalonte rrjeti i tensionit të lartë nëpër oborr. Gjithashtu na ka ndihmuar edhe në biznes. Kam një fermë lopësh dhe shpesh makina për mjelje nuk funksiononte nga tensioni i dobët. Tash me vendosjen e trafos së re gjithçka është më së miri”, tha Arton Hoti, banor i këtij fshati.
Ekipet KEDS-it gjatë këtij projekti kanë vendosur dy trafostacione të reja. Njëra me kapacitet 250 kVA dhe një tjetër është riparuar dhe ka një kapacitet 400 kVA. Gjithashtu janë vendosur 62 shtylla të tensionit të ulët dhe 40 të tensionit të mesëm. Është shtrirë 2,8 km rrjet energjetik të tensionit të mesëm dhe 2,5 km të tensionit të ulët.
“Kur binte borë rreziku për banorët ka qenë 90 për qind i mundshëm. Tani ai nuk ekziston më dhe rrymën e kemi më të fortë”, thonë banorët.
Ky projekt është në kuadër të masterplanit të KEDS-it për investime, i shtrirë në tërë territorin e vendit. Deri tash, përfitues direkt janë mbi 100 mijë konsumatorë, të shpërndarë në qindra lokalitete anekënd Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Java e maraklive në Bau Market
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet