Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur sot analizën “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi”, ndërsa u tha se vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm.
Violeta Haxholli nga KDI, duke folur lidhur me qëndrimet e spektrit politik rreth fazës përmbyllëse të dialogut, theksoi se arritja e dakordimit të gjerë politik pritet të jetë e vështirë.
Sipas saj, përplasjet politike të cilat mund të vazhdojnë në mes të udhëheqësve institucional do të ndikojnë negativisht në arritjen e konsensusit mes spektrit politik, ndërsa vazhdimit të polarizimeve në qëndrime mund t’i kontribuojnë edhe inatet e vjetra politike dhe kalkulimet partiake, shtoi ajo.
“Mospajtimet e spektrit politik lidhur me aspekte të caktuara të këtij procesi, kanë çuar vendin në kriza të shpeshta politike dhe institucionale. Duke konsideruar rëndësinë dhe ndjeshmërinë që ka për Kosovën dhe qytetarët e saj përmbyllja e procesit të dialogut me Serbinë, është e nevojshme që të arrihet një pajtueshmëri mes spektrit politik lidhur me vazhdimin e dialogut, përkatësisht parimet mbi të cilat pala kosovare do ta përmbyllë këtë proces” ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga KDI, shpalosi çështjet lidhur me të cilat duhet domosdo të arrihet konsensusi politik. Ajo potencoi që formati i dialogut, dimensioni kohor në arritjen e marrëveshjes eventuale me Serbinë dhe temat që duhet të jenë pjesë e dialogut, janë elementet rreth të cilave është tejet e rëndësishme arritja e konsensusit të brendshëm politik.
Sipas Krasniqit, çështje tjetër mjaft e rëndësishme janë edhe marrëveshjet e arritura deri më tani, statusi juridik i pjesës më të madhe të së cilave vazhdon të mbetet i padefinuar qartazi. “Përveç këtyre elementeve, edhe lobimi mbi bazën e një qëndrimi unik duhet të shoqërojë këtë proces që nga hapat e parë, ndryshe nga praktikat e gabuara të së kaluarës”, tha ajo.
Sa i përket efekteve që mund të sjellë arritja ose jo e konsensusit politik, Krasniqi deklaroi që në planin e brendshëm, arritja e konsensusit do të evitonte situatat e kundërshtimit të një marrëveshje eventuale, ndërsa, në planin e jashtëm, do të forconte në rend të parë pozitën negociuese të Kosovës në raport me Serbinë, por edhe do të lehtësonte iniciativat për lobim në vendet e treta.
“Kurse, vazhdimi i mungesës së konsensusit do të ndikojë në paralizimin e jetës institucionale, pamundësinë e ratifikimit në Kuvend të një marrëveshje eventuale si dhe mungesën e qëndrimit unik të palës kosovare kundrejt Serbisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”, shtoi më tutje ajo.
Duke u bazuar në të gjeturat e kësaj analize, si dhe marrë parasysh rëndësinë që ka konsensusi i brendshëm politik në raport me procesin e dialogut, si procesi më i ndjeshëm politik në të cilin po kalon Kosova, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ofroi rekomandimet si në vijim:
- Qeveria e re duhet të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit në mes të spektrit politik lidhur me të gjitha fazat e dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, duke përfshirë atë parapërgatitore, përgatitore, përcaktimin e agjendës dhe opsionet mbi marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Konsultimet duhet të zhvillohen mbi bazën e mirëbesimit, duke vendosur në plan të parë interesin e shtetit të Kosovës.
- Subjektet opozitare duhet të jenë po aq të përgjegjshme për arritjen e konsensusit për çështje të interesit shtetëror. Ato duhet të tregojnë përkushtim dhe konstruktivitet në mënyrë që të tejkalohen pengesat në arritjen e pajtueshmërisë.
- Presidenti dhe Kryeministri i vendit, konform përgjegjësive të tyre kushtetuese si duhet të konsultohet në mënyrë të vazhdueshme dhe t’i kontribuojë ndërtimit të konsensusit politik lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova