Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë është pasojë direkte e mosvënies në veprim të ligjeve dhe institucioneve ligjore si arsenal për ta luftuar atë në praktikë.
Ky mosefikasitet institucional i derivuar nga mungesa e vullnetit politik ka prodhuar mbivendosje institucionale dhe sistem të dobët të drejtësisë
Visar Sutaj, autor i punimit për luftimin e korrupsionit tha se kjo analizë e politikave është dokument i cili përvijon arsyeshmërinë e përzgjedhjes së një opsioni të veçantë të politikave ose një kursi të caktuar veprimi për të luftuar korrupsionin në mënyrë më efikase.
“Ky punim ofron një pasqyrë të paaftësisë institucionale për ta luftuar korrupsionin, alternativave politike për t’u ballafaquar me të, dhe disa referenca mbi opsionin më të mirë”, tha Sutaj.
“Angazhimi i liderëve politik e institucional është vetëm deklarativ si distancim nga korrupsioni, por veprimet e tyre praktike nuk demonstrojnë përkushtim dhe përballje të guximshme me luftën kundër korrupsionit. Të gjitha të gjeturat, hulumtimet dhe matjet e opinionit publik, liderët politik dhe zyrtarët publik i radhiten si ‘kryesit kryesor të veprave të korrupsionit dhe krimeve tjera ekonomike. Për më tepër raporti i fundit nga DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) i publikuar së fundi citon se korrupsioni endemik në qeveri dhe në sektorin privat, si dhe mungesa e ndëshkimit për vepra korruptive është një nga problemet më serioze të të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2015”, tha Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv nga KDI.
Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga LVV shtoi se “korrupsioni ka lëshuar rrënjë dhe shtrirje gjithandej në institucione. Raporti i DASH është kundërthënës me deklarimet e djeshme të Kryeministrit kur thotë se korrupsioni është vetëm perceptim. Kjo flet shumë për qasjen joserioze të Qeverisë karrshi kësaj problematike”.
“Unë poashtu mendoj se pakoja ligjore që trajton çështjen e korrupsionit është e pakompletuar. Unë përkrah opsionin e krijimit të një departamenti të veçantë brenda prokurorisë së shtetit i cili do të merret vetëm me rastet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe se ky departament të fuqizohet edhe me buxhet të mjaftueshëm. Mekanizmat tjera duhet të zhbëhen”, tha ajo.
Ndërsa Sokol Havolli, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës tha se “në kuadër të kësaj teme, Qeveria ka ndërmarrë veprime konkrete, të paktën nuk ka lejuar që të mos ketë asnjë rast korruptiv, së paku jo me dijeninë e saj”.
Më tepër ai shtoi se “çështja e luftimit të korrupsionit nuk duhet mbetur peng i vullnetit politik, kjo duhet shtyrë nga Prokuroria e cila edhe e ka këtë mandat. Vullneti nuk duhet të përzihet në shtylla të pavarura siç është drejtësia. Ndërsa sa i përket buxhetit, Qeveria është përkujdesur që maksimalisht t’i aprovojë kërkesat e sistemit të drejtësisë për buxhet duke aprovuar 95% të kërkesave të tyre. Ne jemi në përkrahje të opsionit të parë të propozuar që kërkon një Prokurori të fortë të shtetit”.
Ekziston një thënie që thotë “ujku don mjegull” dhe kjo si duket më së tepërmi po i konvenon Qeverisë e cila ka krijuar mekanizma që kanë ndarë përgjegjësitë por që nuk kanë sjellë rezultate në luftë kundër korrupsionit.
Ndërsa, Betim Musliu tha se në parim do të duhej të testoheshin dhe implementoheshin ligjet ekzistuese, e pastaj të vërtetoheshin mangësitë apo nevojat eventuale për ndryshim të këtyre ligjeve.
“Ne mbështesim fuqizimin e institucioneve të mandatuara me kushtetutë për të luftuar korrupsionin” , tha Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?