Kawhi Leonard fantastik në fitoren e San Antonio Spurs (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
San Antonio Spurs ka realizuar edhe fitoren e 28 në këtë sezon në NBA, transmeton Telegrafi.
Spursat triumfuan kundër skuadrës kanadeze të Toronto Raptors me rezultat 110:82.
Spursat drejt triumfit i udhëhoqi Kawhi Leonard me 25 pikë ndërsa dy më pak i realizoi LaMarcus Aldridge. Edhe Tony Parker shënoi 15 pikë gjersa i munguan dy asistime për të regjistrua ‘double-double’.
Në anët tjetër te Toronto basketbollisti më efikas ishte DeMoran DeRozan me 26 pikë e katër kërcime ndërsa Terrene Ross pati 17 pikë e pesë asistime.
Pas kësaj, Spursa kanë bilance prej 28 fitoreve dhe shtatë humbjeve kurse për Toronton kjo ishte humbja e 11 kundrejt 23 fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Philadelphia 93-91 Minnesota Timberwolves
Boston 115-104 Utah
Detroit 116-121 Indiana
Phoenix 99-90 Miami
L.A. Lakers 116-102 Memphis
Dallas 113-104 Washington
Denver 113-120 Sacramento





















































