Në vazhdim mësoni si t’i freskoni rrobat dhe t’ua ktheni ngjyrën origjinale
Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë, duhet qenë të kujdesshëm në mirëmbajtjen e rrobave të bardha.
Nëse ju ndodh ky problem, aplikoni disa nga këto truqe, transmeton Telegrafi.
Lëngu i limonit
Lëngu i limonit është zgjidhje natyrale që rrobave të zverdhura t’ua ktheni ngjyrën origjinale.
Në një filxhan qitni lëng limoni dhe shtojeni në rrobalarëse bashkë me detergjentin. Lani rrobat në programin dhe temperaturën në të cilat i lani si zakonisht.
Zbardhuesi
Për ta eliminuar shkëlqimin e verdhë në rroba të bardha, merrni zbardhues me klor, mirëpo para përdorimit lexoni mirë udhëzimin, sepse mund të jetë i rrezikshëm nëse krijon kontakt me uthullën apo me ndonjë kimikat, transmeton Better Homes&Gardens.
Soda e bikarbonatit
Soda e bikarbonatit është aleat i shkëlqyeshëm në pastrimin e shtëpisë, andaj mund t’ju shërbejë edhe në freskimin e rrobave.
Në fillim të ciklit të larjes në rrobalarëse shtoni 2 lugë sodë bikarbonati me detergjent të lëngshëm për rroba. Nëse përdorni detergjent pluhur, shtoni sodën e bikarbonatit gjatë ciklit të shpëlarjes.
Uthull e bardhë e distiluar
Shtoni uthull të bardhë të distiluar në pjesën ku shtoni zbutësin. Në atë mënyrë thartira e butë e uthullës do të veprojë si zbardhues. /Telegrafi/