LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur, mes tyre një shqiptar në një aksident mes dy automjeteve në Greqi

Katër të vdekur, mes tyre një shqiptar në një aksident mes dy automjeteve në Greqi

4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.

5 të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale. Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.

Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në km 11 është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.


Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjeç si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeç nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeç nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjeç nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeç nga Elbasani./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori