LAJMI I FUNDIT:

Katër rrugë të reja për banorët e komunës së Istogut

Katër rrugë të reja për banorët e komunës së Istogut

Në Komunën e Istogut do të asfaltohen katër rrugë të reja.

Kjo do të bëhet falë investimit shtesë, në këtë vit, nga Ministria e Infrastrukturës. Në këtë komunë do të bëhet asfaltimi i rrugëve: ”Shushicë-Zakovë-Rakosh”, ”Kosh-Osojan”, ”Drejë-Dubravë” dhe“Trubuhoc-Prekallë”. Gjatësia e këtyrerrugëve do tëjetë 14.8 km me njëkostoprej1,001,732.06 euro.

“Me këtë rast, të mërkurën, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të vizitojë këtë komunë, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën, do të vizitojnë punimet”, thuhet në njoftimin për media.


Projektet të cilat po realizohen nga viti i kaluar në komunën e Istogut janë: ndërtimi i rrugës regjionale R221 segmenti “Osojan – Rakosh” – kryqëzimi me rrugën R101 dhe ndërtimi i rrugës “Vojnik – Osojan” (Lot 2). Gjatësia e këtyre e rrugëve do të jetë 14.55 km, ndërsa kosto e këtyre projekteve do të jetë 2,635,119.02 euro./Telegrafi/