LAJMI I FUNDIT:

Katër monedha të reja në Maqedoni, do të përdoren për koleksionim

Katër monedha të reja në Maqedoni, do të përdoren për koleksionim

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë lëshoi dhe vuri në qarkullim katër monedha të reja për qëllime koleksioni. Bëhet fjalë për monedhat “Viti i qenit – viti i pasur i qenit”, “Viti i qenit – vit i sigurt i qenit”, “Labirinti rus” dhe “50 vjet nga Akademiа e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë”. Në pjesën e përparme, të monedhës “Viti i qenit – viti i sigurt i qenit” në qendër të monedhës janë prezantuar stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i lëshimit të monedhës “2018”.

Këto monedha janë punuar nga argjendi Ag925, me peshë prej 28.28 g, pastërti të argjendit prej 26.16 g dhe një formë rrethore me një dimension 38.61 mm. Çmimi i monedhave “Viti i qenit – viti i pasur i qenit” dhe “Viti i qenit – viti i sigurt i qenit” është 3.200,00 denarë.

Monedha e “Labirintit rus” në pjesën e përparme në pjesën qendrore është shfaqur labirinti me dy birra në monedhë. Në pjesën e sipërme të është vendosur stema e Republikës së Maqedonisë, ndërsa nën stemën, viti i lëshimit 2017. Kjo monedhë është punuar prej argjendit Ag925, me peshë 50,45 g, pastërti argjendi prej 46,67 g dhe një formë rrethore me dimension 47,00 mm. Çmimi i monedhës “Labirinti rus” është 4.300,00 denarë.


Në monedha “50 vjet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë” në pjesën e përparme të monedhës paraqitet stema e Republikës së Maqedonisë dhe mbishkrimi “Republika e Maqedonisë” në gjuhën maqedonase. Monedha është punuar prej argjendit Ag925, me peshë 28.28 g, pastërti argjendi prej 26.16 g dhe në formë rrethore me dimension 38.61 mm, me çmim 2.500,00 denarë.

Çmimi i monedhës “50 vjet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë” është 2.500,00 denarë. Monedhat për qëllime koleksioni të lëshuara nga Banka Popullore janë mjet ligjorë për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori