Site icon Telegrafi

Katër lojtarët e parë që pritet të largohen nga Arsenali në verë

Arsenali po mendon që të bëjë një revolucion në kuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra londineze mund ta shpëtoj sezonin vetëm nëse fiton Ligën e Evropës, pasi në Ligën Premier renditet në vendin e dhjetë.

Sipas asaj që raporton Football London, Mikel Arteta ka kërkuar mbështetje nga bordi i klubit, në mënyrë që të konkurrojnë për trofe në edicionin e ri.

Mediumi bën të ditur se në strat do të largohen katër lojtarë për të krijuar fonde për transferimet e reja.

Alexandre Lacazette, Hector Bellerin, Edward Nketiah dhe Matteo Guendouzi, pritet të largohen nga Arsenali.

Nga këto shitje, The Gunners shpresojnë të arkëtojnë rreth 130 milionë euro, të gjitha këto shkojnë për prurjet e reja. /Telegrafi/

Exit mobile version