Katër ide për ngjyrosje: hit ngjyrash për mure në vitin 2017

Natyrisht që, para së gjithash, do të dëshironit që shtëpia juaj të jetë e shndritshme me nuancat më të këndshme, mirëpo ekziston mënyra që t’i unifikoni shijen tuaj me këshillat e ekspertëve.
Po ju japim katër propozime të shkëlqyeshme nga të cilat do të gjeni edhe inspirimin edhe nxitje për fantazi, si edhe për zgjidhjen e çështjes: si ta ngjyros shtëpinë (banesën)?
Këshilla më e rëndësishme është: kombinoni ngjyrat që i doni në nuancën trend në mënyrë të re! - transmeton Telegrafi.
Kontrastet janë në modë, zgjidhni shirita të bardhë për mure të errëta, tavolinën e kuzhinës nga druri i ricikluar, karrige plastike të tejdukshme!
Hit është edhe zgjidhja e mureve dyngjyrëshe. Për trapezari zgjidhni ngjyrë vanilje të verdhë, për dhomën e bebes rozë dhe të bardhë.
Në fund, ngjyra e preferuar e gjelbër edhe këtë vit është numër 1. Fjala është për nuancën e brendshme zen, e cila qetëson, ftoh dhe freskon. /Telegrafi/























































