LAJMI I FUNDIT:

Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin – për t’ia siguruar Gironas tri pikë

Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin – për t’ia siguruar Gironas tri pikë

Real Madridi është turpëruar nga Girona në kuadër të javës së 31-të në La Liga, pasi ka pësuar humbje 4-2.

Pas vetëm 12 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Taty Castellanos që u asistua prej Gutierrez.

Girona shënoi edhe të dytin pas 12 minutash, kur sërish ishte Castellano, ai që shpartalloi mbrojtjen e Los Blancos.


Real Madridi u rikthye në lojë me golin e Vinicius Junior në minutën e 34-të, kur u asistua prej Marco Asensios.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa Casetllanos vazhdoi me paraqitjen e tij spektakolare.

Në minutën  e 46-të, anëtari i Gironas kompletoi het-trikun, duke i bërë me dije madrilenëve se i duan pikët e plota.

Për t’ua rikonfirmuar këtë – Castellanos realizoi edhe të katërtin personal, për rezultatin 4-1.

Real Madridi u ngushëllua me golin e Lucas Vazquez në minutën e 85-të për rezultatin 4-2 me një asistim të Vinicius.

Pas javës së 31-të, Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do ketë punë me Almerian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori