Katër gjëra për t’u mësuar fëmijëve para se të mbushin 10 vjeç

Nuk ekziston një libër magjik që mund të shpjegojë se si ushtrohet më mirë roli i prindërve, por sipas moshës së fëmijëve, është e mundur të transmetohen leksione vërtet të çmuara dhe të rëndësishme për t’u rritur mirë dhe të shëndetshëm.
Një nga vlerat e para për t’u mësuar fëmijëve, që të vegjël, është refuzimi kundër dhunës dhe promocioni i dialogut. Në të vërtetë, fëmijëria e hershme është një terren i brishtë për përplasjet, mosmarrëveshjet dhe provokimet.
Të mësosh t’i përballosh në mënyrë inteligjente dhe të respektuar këto situata, është një mision i çmuar për t’iu dedikuar fëmijëve, para se të mbushin 10 vjeç. Pse pikërisht pas 10 viteve? Sepse kjo moshë përfaqëson sot, ndoshta momentin e kalimit të lidhjes nga fëmijëria e vërtetë në nisje të adoleshencës.
JO DHUNA – T’u mësosh fëmijëve të refuzojnë dhunën, si fizike ashtu edhe verbale, nuk do të thotë t’u mësosh atyre që të grindesh dhe përballesh, është diçka e gabuar. Përkundrazi, është e rëndësishme se që të vegjël, përftohet vlera konstruktive e përballjes dhe diskutimit. Këto të fundit, bëhen në fakt momente rritjeje vendimtare dhe fëmijët duhet të ndihen të lirë të pajtohen dhe të argumentojnë mosmarrëveshjet e tyre si me moshatarët, ashtu edhe në mënyrë të diferencuar me të rriturit.
Pika thelbësore është të mësohet të drejtohet mirë konflikti, pa ushtruar dhunë fizike e verbale apo deri dhe shantazhe. Në këtë kuptim, është mirë të promovohet dialog duke nisur që nga vitet e para të fëmijëve që në familje. T’u mësosh fëmijëve të dëgjojnë dhe të flasin, kur për shembull, ndërmjetësi ka përfunduar së argumentuari arsyet e tij.
Ky lloj leksioni, është ndoshta më i rëndësishmi, sepse vendos në qendër qenien njerëzore dhe përmbys perspektivën e përbashkët që kënaqësia dhe qetësia vijnë nga jashtë. Por bëhet fjalë për një lloj mësimi sa të thellë, aq edhe kompleks, me të cilin shpesh edhe i rrituri përballet. Megjithatë, roli i prindit, mund të bëhet rasti i duhur për të mësuar të jetohet në një botë autentike, duke ndryshuar të ardhmen dhe duke e nisur nga vetja jonë.
RESPEKTI PËR DIVERSITETIN – Për fat të mirë, shoqëria është gjithnjë e më shumë e ngjyrosur dhe multikulturale dhe ky aspekt i jep fëmijëve të sotëm, mundësi të papërsëritshme rritjeje dhe përvoje. Në shkollë, në sport dhe në marrëdhënien e jetës, mësohet të respektohet çdo tip diversiteti, duke e shndërruar në një burim të çmuar. Por u takon edhe prindërve t’u mësojnë fëmijëve – dhe e mira është para moshës 10 vjeç – që diversiteti është një vlerë dhe që respekti është rregull.
Në vijimësi, asnjë nuk duhet të qëndrojë pas. Promovimi i mbështetjes dhe vetëmohimit, do të jetë pastaj shumë më i lehtë për t’u përftuar nga fëmijët, nëse prindërit do të respektojnë të parët të tjerët.
Fëmijët në të vërtetë u japin shumë rëndësi gjesteve dhe pa dyshim, i konsiderojnë prindërit modelet e tyre të parë referues. Kjo ndodh para së gjithash në vitet e para të jetës së fëmijës. Pikërisht në këtë periudhë bëhet e rëndësishme sjellja sipas disa parimeve, si altruizmi dhe hapja ndaj të tjerëve. /Telegrafi/



















































