Katër futbollist të përbërjes së parë të Istogut, mbajnë mbiemrin Gashi, ku dy prej tyre janë vëllezër, shkruan Gazeta Tribuna.

Dukagjin e Fatlum Gashi janë vëllezër, kurse janë edhe dy lojtarë të tjerë janë me të njëjtin mbiemër, Kushtrim e Egzon Gashi.


Që të gjithë ishin në përbërjen e parë në ndeshje kundër Trepçës ’89 dhe pritet të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekipin që po drejtohet nga trajneri, Genc Hoxha.

Një fakt tjetër interesant është se të gjithë janë nga Peja. Istogu ndeshjen e parë të kampionatit e humbi si mysafir i Trepçës ’89 me rezultat 4:0.

Në javën e dytë, Istogu do të takohen me Prishtinën në ndeshjen që luhet të shtunën në Pejë, për shkak se stadiumi “Demush Mavraj” është duke u rinovuar.
 

telegrafi sport app