Në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së—në frymën e përgjegjësisë morale dhe kombëtare—kanë marrë një vendim të rëndësishëm për organizimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale.

Me këtë vendim, zyrtarisht themelohet Këshilli Organizues, i cili do të koordinojë dhe udhëheqë të gjitha aktivitetet e planifikuara në kuadër të kësaj ngjarjeje historike.


Përbërja e Këshillit Organizues

Këshilli do të përbëhet nga përfaqësues të organizatave dhe figurave të njohura të luftës së UÇK-së:

  • Hysni Gucati – OVL-UÇK
  • Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK
  • Xhavit Jashari – SHFD-UÇK
  • Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare
  • Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
  • Sokol Poga – OVL-UÇK Tiranë
  • Agim Çeku
  • Lahi Brahimaj
  • Shukri Buja
  • Ahmet Isufi
  • Rahman Rama
  • Nuredin Lushtaku
  • Abdyl Mushkolaj
  • Latif Gashi
  • Rustem Berisha

Strukturat përkatëse të kategorive të dala nga lufta pritet që në ditët në vijim të delegojnë anëtarë të tjerë për plotësimin e Këshillit Organizues.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është i zbatueshëm për të gjitha strukturat e OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së./Telegrafi/