Kate Middleton njihet për stilin e saj fantastik, gjithmonë në përputhje me rregullat mbretërore.

Kësaj radhe gjatë xhirimeve në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, ajo zbuloi se do të shpallte fituesin për konkursin e fotografit të vitit dhe morri sërish vëmendje me paraqitjen e kuruar deri në detajet më të vogla.


Por, ajo çfarë morri vëmendje të menjëhershme ishte xhaketa me shpatulla të theksuara, detaj i njohur gjatë viteve ’80.

Në prill, ajo madje u shfaq duke veshur një jakë të thurur, duke na kujtuar një fustan që Princesha Diana kishte veshur në vitin 1981.

Supet e theksuara janë një stil që ne priremi ta shoqërojmë me atë dekadë.

Screenshot 5 26

Si përfundim, pasi Kate zgjodhi këtë trend, duket se së shpejti do të ketë një rikthim të bujshëm të tij. /Telegrafi/