Organizatorët e Kampionatit Botëror në Katar kanë konfirmuar vdekjen tragjike të sigurimit John Njau Kibue, i cili pësoi një rënie të rëndë në stadiumin “Lusail” të shtunën, pak pasi u organizua ndeshja çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës. Ngjarja shkatërrues pason lajmin e hidhur që doli në orët e para të mëngjesit të së shtunës se gazetari amerikan Grant Wahl fatkeqësisht humbi jetën teksa raportonte për ndeshjen në zonën e mediave.
Personi që punonte si sigurim u pranua në kujdesin intensiv pasi ra nga ajo që u përshkrua nga një dëshmitar si “një lartësi e konsiderueshme”.
Një tjetër burim i tha “The Guardian” se viktima kishte rënë nga çatia e stadiumit pranë hyrjes “Gate 30”.
Kibue, një 24-vjeçar nga Kenia, u dërgua me urgjencë në spitalin Hamad ku më vonë u konfirmua se ai ishte në gjendje kritike para se të shpallej tragjikisht i vdekur të martën.
Në një deklaratë nga Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë thuhej: “Të shtunën më 10 dhjetor, John Njau Kibue, një roje sigurie në stadiumin Lusail, pësoi një rënie të rëndë ndërsa ishte në detyrë. Ekipet mjekësore të stadiumit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe ofruan trajtim urgjent përpara se të u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Mjekësor Hamad me ambulancë”.
“Me keqardhje ju njoftojmë se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit të tij mjekësor, ai fatkeqësisht ndërroi jetë në spital të martën më 13 dhjetor, pasi ishte në repartin e terapisë intensive për tre ditë. Janë informuar të afërmit e tij. I dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë”.
“Organizatorët e turneut të Katarit po hetojnë rrethanat që çuan në rënien si një çështje urgjente dhe do të japin informacione të mëtejshme në pritje të rezultatit të hetimit. Ne gjithashtu do të sigurojmë që familja e tij të marrë të gjitha detyrimet dhe paratë e papaguara”, thuhet në njoftim.
Statement from the Supreme Committee for Delivery & Legacy. pic.twitter.com/WoSUpgdtbN
— SC News (@roadto2022news) December 14, 2022
Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi u zbulua se një shtetas filipinas i kontraktuar vdiq në bazën stërvitore të Arabisë Saudite më herët gjatë turneut.
Punëtori, i cili po përpiqej të rregullonte dritat në një parkim makinash në Resortin Sealine, thuhet se ka rënë me kokë së pari në beton pasi humbi ekuilibrin ndërsa po ecte në një rampë pranë një automjeti.
Nasser al-Khater, shefi ekzekutiv i Kupës së Botës në Katar, shkaktoi polemika të mëdha pas tragjedisë kur deklaroi në përgjigje të incidentit: “Vdekja është një pjesë e natyrshme e jetës – qoftë në punë, qoftë në gjumë”.
Kuptohet se të paktën 6,500 punëtorë migrantë kanë vdekur në Katar që kur fituan të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2010.
Vdekja e fundit e rojes së sigurisë Kibue jep një kujtesë në kohë se ka gjak në tokën e tetë stadiumeve të Botërorit në Katar.
Foto-gazetari i Katarit Khalid al-Misslam gjithashtu humbi jetën tragjikisht në të njëjtën ditë pasi vdiq papritur.
Roger Pearce, drejtori teknik i ITV Sport, gjithashtu ndërroi jetë në Katar më herët gjatë turneut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos