Katalonia e përshkallëzon sfidën e saj separatiste me shpalljen e referendumit të pavarësisë në 1 tetor të këtij viti
Qeveria spanjolle është zotuar të bëjë ç’është e mundur për të parandaluar mbajtjen e votimit të shumëdiskutuar plebishitar, të cilin e konsideron të paligjshëm.
Por, mekanizmi ndërkohë është vënë në lëvizje.
Carles Puigdemont, kryetar i qeverisë së Katalonjës, tha: “Pyetja që do t’iu shtrohet votuesve është nëse duan që rajoni të bëhet shtet i pavarur në formën e një republike. Referendumi do të mbahet në 1 tetor. Qeveria jonë ka një angazhim të padiskutueshëm demokratik për organizimin e tij. Kryeministri spanjoll nuk ka bërë asgjë serioze, të sinqertë apo reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje”.
Ekzekutivi rajonal pro-sovranitetit këmbëngul se zona e pasur në verilindje të Spanjës ka të drejtën e vetadministrimit politik, ekonomik dhe kulturor.
Madridi zyrtar është kategorikisht kundër shkëputjes.
“Mund ta shpallin referendumin sa herë të duan”, tha zëvendëskryeministrja spanjolle Soraya Sáenz de Santamaría, por ai, sipas saj, nuk ka për të ndodhur.
Mbi 80% e pjesëmarrësve të një votimi simbolik tre vjet më parë zgjodhën mëvetësinë.
Qendrave të votimit në atë rast iu drejtuan vetëm 2.3 milionë zgjedhës nga 5.4 milionë që shënon elektorati katalonas.
Këtë herë, megjithatë, qeveria e atjeshme këmbëngul se rezultati do të jetë ligjërisht detyrues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës