Dje, agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka botuar një intervistë me serbin Andreja Komneviq, i cili kishte thënë se, presidenti amerikan Donald Trump është një biznesmen, e të cilit do t’ia tërheq vëmendjen në analizën e kostove dhe përfitimeve të pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, është një mundësi shumë më e lirë për një taksapagues në Amerikë që ta mbajë Kosovën në Serbi.
“Kosova nuk mund ta mbështesë veten, do të jetë në kurriz të taksapaguesve amerikanë, dhe kjo është diçka që e bën Trumpin t’i ngritën flokët përpjetë”, ka transmetuar nga intervista me Komneviqin, “Sputnik” në gjuhën serbe.
Lidhur me gjithë këtë, në një prononcim për KosovaPress, profesori universitar Ardian Kastrati, thotë se nga rusët nuk pritet diçka tjetër në këtë kohë, kur ka shpresa për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ai, më tej thekson se për këtë nuk befasohet nga agjencia e gënjeshtrave të presidentit rus Vladimir Putin, por disa nga mediet në Kosovë që e transmetojnë këtë.
“Së pari, SHBA e as presidenti Trump nuk ndikohet nga agjencia e lajmeve të gënjeshtrave të Putinit apo ‘Sputnik’. Po të ishte kështu, ai nuk do ta nënshkruante dje vendimin për vazhdimin e qëndrimit në Kosovë të rreth 640 trupave të Ushtrisë Amerikane”, nis reagimin profesor Kastrati.
Më tej, ai shton se transmetimi i një lajmi të tillë është i rrezikshëm për zhvillimet e brendshme në Kosovë.
“Kur qeveria e re tashmë është duke u bashkërenduar me administratën amerikane lidhur me marrëveshjen eventuale Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga presidenti Trump, është e rrezikshme që të plasohen lajme të ‘Sputnik’-ut. Misioni i propagandës ruse, e kam thënë disa herë, është që ta përçajë sa më shumë shoqëritë perëndimore. Ata, pra rusët, po i nxisin trazirat në SHBA, gjithandej në Evropë, madje bëjnë edhe luftëra në Afrikë, p.sh. Libia me paramilitarë si pjesëtarët e ‘Vagnerit’ e të tjera, e lëre më të plasojnë lajme të paqëndrueshme nëse jo të rreme siç është ky i ‘Sputnikut’. Detyra e tyre është që të na sulmojnë në pikat ku na dhemb më shumë, kurse detyrë e jona është që të mbrohemi. Kurse, njëra nga masat e mbrojtjes është mostransmetimi lajmeve të tyre dhe dekonstruktimi i tyre”, thotë Kastrati.
Kurse, eksperti i sigurisë Agim Musliu, thotë se rusët vazhdimisht gjatë historisë përmes operacioneve që sot quhen hibride janë përpjekur që ta dëmtojnë Perëndimin.
Sipas deklaratës së tij për KosovaPress, propaganda e Kremlinit po shihet se çfarë po bën edhe në Mal të Zi. Mirëpo, ata në Mal të Zi e kanë elementin e ndarjes etnike, përkatësisht një skizmë ortodoks – ndarjes kishtare ortodokse, kurse në Kosovë rusët i kanë momentet e fundit që ta rrisin sa më shumë përçarjen politike shqiptare.
“Rusët, nëse nuk mund të jenë pushtues, janë keqpërdorues ekonomik. Nëse nuk janë keqpërdorues ekonomik, siç është rasti me Serbinë kua ua vjen paratë serbëve duke iu shituar armatim, atëherë janë operativë subversivë, si në Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut, ku patën provuar që të përmbysin pushtete. Nëse as këtë nuk ia dalin që ta bëjnë, atëherë provojnë që nga jashtë me propagandë që ta përçajnë një shoqëri, siç është ky i fundmi me Kosovën në ‘Sputnik’-un serb, i cili është përplot me gazetarë varfanjakë e depresiv”, thotë ai.
Musliu ka vazhduar që ta dekonstruktojë në aspektin e sigurisë lajmin e “Sputnik”-ut, duke thënë se amerikanët, por edhe partnerët e tjerë perëndimorë, madje edhe ata që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet (si Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania) e dinë që populli shqiptar është faktor stabiliteti në rajon. Mirëpo, sipas tij, koha e shpërndarjes së këtij lajmi është e rrezikshme, sepse ndërlidhet me këshillën që Ambasada Amerikane lëshoi dje për shtetasit e vet që t’i kufizojnë lëvizjen në ditët në vijim në Kosovë.
“Shqiptarët janë faktorë përcaktues për rritjen e Aleancës së NATO-s me anëtarët më të rinj, siç janë Shqipëria vet, Mali i Zi, madje edhe Maqedonia Veriore. Edhe Kosova do të jetë anëtare e NATO-s në një të ardhme. Prandaj, propagandën e zezë ruse nuk e gëlltit në këtë rast askush. Konsumuesit e vetëm në këtë rast mund të jemi ne, që kemi probleme të brendshme edhe politike e edhe sociale, për këtë duhet të kemi shumë kujdes. Mos u habisni, kur emetohet një dezinformatë, ajo disi duhet të ndërlidhet me realitetin, se përndryshe nuk ka efekt. Në këtë rast, është keqinformim i qëllimshëm, porse në kohë kur nxit dyshime”, ka përfunduar Musliu në deklaratën e tij.
Ka disa vite që vendet Perëndimore dhe SHBA i janë kundërvënë makinerisë propagandistike të Federatës së Rusisë. Në SHBA, Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij veç e veç janë themeluar mekanizma të veçantë të cilët e luftojnë dezinformimin që vjen nga Moska. Lidhur me këtë, janë ngritur edhe shumë rezoluta si në SHBA ashtu edhe në BE. Së fundmi, në fund të vitit të kaluar Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën, ku në mënyrë të veçantë specifikohet kundërvënia ndaj propagandës ruse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame