LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Më 11 dhjetor votohet për krenarinë

Kasami: Më 11 dhjetor votohet për krenarinë

Koalicioni Rilindje me Besë sot ka përmbyllur fushatën me një tubim qendrorë në Tetovë ku kanë prezentuar programin dhe kandidatët për zgjedhjet e 11 dhjetorit, informon Telegrafi Maqedoni.

Të pranishmëve ju drejtuan kandidatët e këtij koalicioni: Skender Rexhepi, Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi, Arben Labëbishti, Fadil Zendeli dhe kandidatë tjerë të këtij koalicioni.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami foli para të pranishmëve duke thënë: “E kërkuam sheshin e Tetovës, nuk na dhanë. Jemi këtu që të përcjellim mesazhin të Rilindjes me Besë. Kjo do të jetë fitore e shqiptarëve të Maqedonisë kundër BDI-së. Ata e zvogëluan flamurin kombëtar ndërsa luanin bullgar deshën ta bëjnë stemë tonë. Për BDI-në nuk vlejnë ofertat politike dhe përdorin muskujt. Ata tentuan që ta shantazhojnë popullin shqiptar. Nga ky shesh ju themi se koha e tyre ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që e ndal fitoren e Rilindjes me Besë. Ne jemi duke u përballur me ata që e kanë mtrashur zullumin. Ne sonte ju themi se ishin të kota përpjekjet dashakeqe. I dimë të gjithë rreziqet por nuk duan ti lëmë shqiptarët në duart e bandave partiake. Një popull si ky nuk i meriton ata. Sonte ju japim besën se sa të jemi gjallë nuk mund të shkelet mbi dinjitetin tonë”, tha Kasami./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori