Thiago Silva në një intervistë të dhënë së fundmi ka lënë të kuptohet se ai është shumë afër pensionimit, me kontratën e tij tek Chelsea që po shkon drejt përfundimit.

Mbrojtësi brazilian nënshkroi si lojtar i lirë për “Blutë e Londrës” në vitin 2020 si një zgjidhje afatshkurtër, por tani teksa jemi në vitin 2023, ai është ende lideri i mbrojtjes së tyre.


Kontrata e tij skadon verën e ardhshme, por 39-vjeçari duket se po shqyrton mundësinë rreth asaj nësë do të luajë deri në vitin 2024.

“Fundi i karrierës sime po afrohet dhe nuk është një gjë e thjeshtë. Duhet të mendoj nëse do të ndalem apo nëse vazhdoj ku do të shkoj. Këtu është familja, kam dy djem që luajnë tek Chelsea”, u shpreh Silva për Sky Sport Italia.

chelsea 0 2 brentford thiago silva  1

“Për momentin po përfitoj nga ky rast për të luajtur dhe për të shfrytëzuar sa më shumë këtë vit të fundit të kontratës sime me Chelsea. Por jam shumë i lumtur dhe krenar për karrierën që kam pasur, për atë që po bëj tani në moshën 39-vjeçare”.

Mes gjithë trazirave që kanë ndodhur gjatë sezoneve të fundit në "Stamford Bridge", duke përfshirë largimin e Roman Abramovich si pronar dhe ardhjen e pasuesit të tij Todd Boehly, Silva ka qenë një nga gjërat e pakta pozitive për klubin në atë periudhë.

Benoit Badiashile, Wesley Fofana dhe Levi Colwill do të jenë në krye të mbrojtjes së Chelseat për të ardhmen e parashikueshme, por nëse ish-ylli i Paris Saint-Germain i var këpucët në fund të sezonit, ai do të jetë një humbje e madhe për klubin londinez./Telegrafi/

telegrafi sport app