Karriera e Agueros mund të përfundojë tani pasi gjendja e zemrës së tij është më e keqe se sa pritej

Disa lajme tronditëse vijnë nga Spanja, me raporte që sugjerojnë se Sergio Aguero mund të mos luajë më futboll pasi u diagnostikua me një sëmundje të zemrës.
Sulmuesi i Barcelonës vuan nga aritmia kardiake – e njohur ndryshe si rrahje e çrregullt e zemrës, dhe u detyrua të largohej nga fusha me vështirësi në frymëmarrje në barazimin 1-1 me Alaves.
“Aguero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.
Por, mediumi Catalunya Radio raporton se është një shkallë skepticizmi rreth rikuperimit të Agueros dhe ka frikë se mund të mos e shohim më argjentinasin në fushë.
Aguero nuk është i vetmi lojtar i Barcelonës që po lufton me një sëmundje të zemrës, me lojtaren e ekipit të femrave, Caroline Graham Hansen, gjithashtu e detyruar të largohet nga fusha duke u ankuar për dhimbje gjoksi.
Por, gjendja e saj është pak më ndryshe, me 26-vjeçaren që ka një aritmi beninje, që do të thotë se së shpejti mund t'i rikthehet aktivitetit fizik.
Aritmia e Agueros nuk është beninje dhe problemet e zemrës së tij konsiderohen të jenë më komplekse dhe serioze.






















































