Barazimi i Manchester Unitedit 1-1 ndaj Bournemouthit po vazhdon të komentohet.

Por, këtë herë për përballjen mes Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings dhe goditjen me bërryl që i dha suedezi mbrojtësit anglez.


E gjitha kjo ishte inspirim për Omar Momanin, i cili në karikaturën e Goal.com ka shfaqur në mënyrë artistike fjalët e Ibras pas ndeshjes, ku tha se Mings kishte futur kokën në bërrylin e tij.

Gjithsesi dyshja pritet të dënohet nga dy ndeshje mos lojë për sjellje josportive. /Telegrafi/

capture 20170306 114050

telegrafi sport app