Site icon Telegrafi

Karembeu: Benzema është afër të qenit si Rauli

Christian Karembeu e ka krahasuar Karim Benzema me legjendën Raul Gonzalez, duke shpjeguar se sulmuesi francez mund të përputhet me statusin legjendar të spanjollit në Real Madrid.

Raul është shënuesi i dytë më i mirë i klubit në të gjitha kohërat me 323 gola, ndërsa Benzema aktualisht është i pesti në listë me 274 sosh.

“Ai është një lojtar shumë i kompletuar, i cili mund të luajë në të djathtë ose të majtë”, ka thënë fillimisht Karembeu për Benzema në Radio MARCA.

Lexo po ashtu Lista me 30 lojtarët që kanë kontribuar me më së shumti gola për skuadrat ku luajnë

“Ai ka treguar talentin e tij duke shënuar gola dhe është afër të qenit si Rauli, edhe pse do të duhet të bëjë më shumë sezone”.

“Mendoj se ai po bën shumë mirë në Real Madrid”.

“Ai duhet të qëndrojë i përqendruar sepse mund të rrisë rekordet e tij të shënimit në Ligën e Kampionëve”.

“Ne kemi shumë lojtarë të suksesshëm të cilët kanë dalë nga Franca dhe ai është njëri prej tyre, duke u ndjerë i mbështetur nga një trajner si Zinedine Zidane ndërsa i jep besim”, përfundoi ish-lojtari i Realit. /Telegrafi/

Exit mobile version