LAJMI I FUNDIT:

Karateistët nga Kosova, Nishevci e Karaqi morën pikë Olimpike në Paris

Karateistët nga Kosova, Nishevci e Karaqi morën pikë Olimpike në Paris

Karateistët nga Kosova, Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi kanë fituar pikë Olimpike në Premier Ligën, që po mbahet në Paris të Francës.

Sportistë kosovarë po vazhdojnë me suksese në sportet luftarake dhe tani radhën e kanë sukseset në karate.

Është karateisti i njohur nga Prishtina, Herolind Nishevci, i cili i ka shënuar dy fitore në kategorinë plus 84 kilogramë.


Alvin Karaqi merr një fitore dhe një humbje në Premier Ligën e Parisit, arkëton pikë Olimpike për Tokyo 2020
Lexo po ashtu Alvin Karaqi merr një fitore dhe një humbje në Premier Ligën e Parisit, arkëton pikë Olimpike për Tokyo 2020

Pas këtyre dy fitoreve, Nichevci u mposht në luftën e tretë, ndërsa i pafat ishte edhe në barazh.

Në anën tjetër, Alvin Karaqi shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Në garën e Parisit morën pjesë edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) të cilët u ndalën në luftën e parë.

Arifi ishte i pafat në short pasi u përballë me kampionin e botës Matias Gomez Garcia.

Në këtë garë të madhe të Parisit të drejtë pjesëmarrje patën vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori