Kapoor: Jemi të befasuar nga suksesi i Slumdog

Drama e xhiruar në Mumbai fitoi shtatë çmime BAFTA në ceremoninë e zhvilluar vikendin e kaluar si dhe katër çmime Golden Globe muajin e kaluar.
“Të jem i sinqertë, ku do që kemi dalë me ndonjë çmim, kemi dalë duke mos pritur asgjë. Kemi qenë shumë të ngazëllyer me gjithë atë që kemi marrë dhe Zoti gjithmonë ka qenë i mirë me ne. Ka qenë e mrekullueshme”, ka thënë Kapoor.
Filmi është i nominuar në dhjetë kategori për çmimin Oskar, ku është favorit për të fituar edhe çmimin kryesor, atë të filmit më të mirë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































