LAJMI I FUNDIT:

Kapet 1 kilogram kokainë në Tiranë, arrestohen tre të rinjtë

Kapet 1 kilogram kokainë në Tiranë, arrestohen tre të rinjtë

Një sasi prej rreth një kilogram kokainë është kapur nga policia e Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Three stars”.

Në pranga kanë përfunduar tre të rinj, shtetasit Robert Domi 30 vjeç, Andrea Dema 24 vjeç dhe Genis Mustafa, 27 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëviznin në rrugën “Vangjush Furrxhi”, iu gjet një pako me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndën narkotike dhe më pas e shpërndanin, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1,400 euro dhe 78,900 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori