Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth nëntë kilogramë substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar në pikë-kalimin kufitar Vërmicë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se bashkëpunimi në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.
Lexoni të plotë njoftimin
Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Më datën 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet (pezho) me targa të Republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle.
Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.
Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram.
Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë