Reperi Ye, dikur Kanye West, Akademia Donda e të cilit u padit në prill për abuzime në vendin e punës, po përballet me një mori akuzash të reja.

Këtë herë padia vjen nga një grua që pretendonte se ishte asistentja e tij personale.


Lauren Pisciotta, një modele në Instagram dhe OnlyFans, tha se ka punuar për yllin e repit "Famous", 46 vjeç, nga korriku 2021 deri në tetor 2022.

Screenshot 33 4 Kanye West

Ajo pretendon se iu nënshtrua formave të shumta të ngacmimeve seksuale, sipas dokumenteve ligjore të shqyrtuara nga The Times.

Një përfaqësues ligjor i West tha për The Times në një deklaratë se reperi synon të ngrejë një kundërpadi kundër Pisciotta-s mbi ‘akuzat e saj të pabaza’.

Screenshot 34 3 Kanye West

Përfaqësuesi akuzoi gjithashtu Pisciotta-n për shantazh dhe zhvatje.

Avokati i reperit e kundërshtoi këtë duke thënë se Pisciotta ‘u largua për shkak të pakualifikimit’ dhe ‘kërkimit të shumave të paarsyeshme parash’.

Screenshot 35 1 Kanye West

Në padinë e saj, ish-modelja theksoi gjithashtu se u pushua nga puna papritmas në vitin 2022 dhe nuk mori kurrë pakon e premtuar. /Telegrafi/