LAJMI I FUNDIT:

Kanye West i dhuron pesë çanta Birkin Julia Fox dhe miqve të saj

Kanye West i dhuron pesë çanta Birkin Julia Fox dhe miqve të saj

Dhuratat e kushtueshme të Kanye West u futën në festimet e ditëlindjes së Julia Fox.

Një burim i afërt me çiftin konfirmoi për Page Six Style se stilisti i Yeezy i dhuroi yllit të “Uncut Gems” dhe miqve të saj çanta Hermès Birkin për nder të ditëlindjes së 32-të të Fox.

Sipas Page Six, se ai ka nxjerrë gjithsej pesë Birkins, të cilat fillojnë me çmim nga rreth 10 mijë dollarë.


Page Six dha lajmin se Fox, West dhe një grup nga më të afërmit dhe më të dashurit e saj, duke përfshirë dramaturgun Jeremy O. Harris, festuan në pikën e nxehtë të New Yorkut, Lucien.

“Kanye fluturoi në qytetin e New Jorkut për ditëlindjen e saj dhe më pas po kthehet përsëri në Los Angeles për të përfunduar albumin e tij të ri [‘Donda 2’]”, i tha ekskluzivisht Page Six një burim i afërt me çiftin.

Julia Fox mbyll muhabetin se ajo 'kopjoi' veshjen e sipërme nga Kim Kardashian, duke këmbëngulur se ajo e bëri pamjen para Kim
Lexo po ashtu Julia Fox mbyll muhabetin se ajo 'kopjoi' veshjen e sipërme nga Kim Kardashian, duke këmbëngulur se ajo e bëri pamjen para Kim

Një burim tjetër tha se dyshja mbërritën së bashku dhe dukeshin “shumë çift”. “Ai ishte i gjithë i buzëqeshur. Aty ishin edhe miqtë e saj”, ka thënë burimi. “Ishte një grup i madh.”

Kjo nuk është dhurata e parë e reperit “All of the Lights” kur bëhet fjalë për të impresionuar Fox-in me produktet e tij; West më parë e befasoi Fox-in me “një suitë të tërë hoteli plot me rroba”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Flokë dhe stil
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Kalo në kategori