")
Please enter at least 3 characters.

Kanoset dhe sulmohet fizikisht pronari i një lokali në veri të Mitrovicës

2023/03/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Një person ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në lokalin e tij është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15, në Mitrovicën veriore.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është në hetime nga njësitë relevante policore.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në lokalin e tij, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/