LAJMI I FUNDIT:

Kanos me armë dhe tenton të hyjë në banesën e një femre, policia ndalon për 48 orë të dyshuarin në Prishtinë

Kanos me armë dhe tenton të hyjë në banesën e një femre, policia ndalon për 48 orë të dyshuarin në Prishtinë
Foto: Arkiv

Të premten pas mesditës, një femër kosovare ka informuar policinë se dikush kishte tentuar të hynte në banesën e saj, madje edhe e kishte kanosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave në raportin e policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:50 në Prishtinë, teksa pas marrjes së veprimeve hetimore është arrestuar i dyshuari dhe është ndaluar për 48 orë.

Shtëpia e të dyshuarit po ashtu është bastisur ku janë gjetur dëshmi që ai ka përdorur për kryerje të veprës penale dhe një sasi e lëndëve narkotike.


“Prishtinë 25.06.2021 – 13:50. Ankuesja femër kosovare ka informuar se përderisa ishte në banesë, një person kishte tentuar të hap me forcë derën e banesës, mirëpo pasi ka vërejtur ankuesen, ka nxjerr një pistoletë dhe ka kërcënuar ankuesen. Pas marrjes së veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi të ndryshme të cilat janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale si dhe një sasi e narkotikëve marihuanë me peshë prej 13.4 gram. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori