Kanë përfunduar kualifikimet e Azisë për PGL Antwerp Major CS:GO - IHC dhe Renegades kalojnë tutje

Pas dy ditësh me përballje të forta ndërmjet katër ekipeve, tashmë janë mësuar emrat e dy prej tyre të cilat do të jenë pjesë e Majorit, PGL Antwerp Major 2022.
Ekipi IHC ishte më i suksesshmi sa i përket kësaj faze kualifikuese, pasi në ndeshjen e parë mposhti ekipin TyLoo me rezultat 2-0 me mapa, dhe pastaj në ndeshjen vendimtare mposhti ekipin Renegades me rezultat 2-0 me mapa.
Ekipi i dytë i kualifikuar Renegades, ndeshjen e fundit vendimtare e zhvilloj kundër ekipit TyLoo, të cilën e fitoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Kjo është renditja e katër ekipeve në PGL ASIA RMR:1.IHC – ($5.000, PGL Major Antwerp 2022 Challengers Stage) 2.Renegades – ($2.500, PGL Major Antwerp 2022 Challengers Stage) 3.TyLoo – ($1.500) 4.LookingForOrg – ($1000)
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































