LAJMI I FUNDIT:

Kandiq për rastin Dikoviq: Do të luftoj deri në Strasburg

Kandiq për rastin Dikoviq: Do të luftoj deri në Strasburg

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandic, ka paralajmëruar se do të ngrejë ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Këtë do ta bëjë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Beograd, i cili kërkon nga Kandic të paguajë 4,400 euro kompensim për shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikovic.

Qendra për të Drejtën Humanitare ka thënë se ish-kryetarja e saj, Kandic, është gjobitur nga gjykata serbe për “shkelje të nderit dhe të dinjitetit” të gjeneralit Dikovic, duke thënë publikisht se ai ka pasur lidhje me krimet e kryera në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999.


Kandic ka kërkuar publikisht që Dikovic, komandant i një njësie ushtarake në Kosovë gjatë luftës, të zëvendësohet.

Dikovic ka mohuar pretendimet e Kandicit dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.

“Fondi për të Drejtën Humanitare do të ankohet. Nëse edhe pas ankesës, Gjykata Themelore në Beograd konfirmon vendimin, atëherë ekziston hapësirë për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në Strasburg). OJQ’të dhe shoqëria civile synojnë të rrisin pragun e lirisë së shprehjes”, ka thënë Kandic për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori