Hyrja në koalicion e PDK-së me AAK-në dhe Nismën, ka bërë që disa emra të njohur të mbeten jashtë listës së partisë që drejtohet nga Kadri Veseli.

E koalicioni gjithashtu ka bërë që kandidatët që duan të jenë në Kuvendin e Kosovës, duhet të kenë numër më të madh të votave se sa në zgjedhjet e kaluara.


Shumë deputet të legjislaturës së kaluar nga radhët e PDK-së, nuk kanë arritur t’i marrin votat e mjaftueshme, për tu rizgjedhur si deputet në Parlamentin e Kosovës.

Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, nuk kanë arritur të sigurojnë numër të mjaftueshëm të votave që të jenë deputet përsëri në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Nga legjislatura e kaluar në Kuvendin e Kosovës gjithashtu nuk do të jenë as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në listën e PDK-së.

Emra të rinj që spikasin nga PDK-ja që kanë arritur të sigurojnë votat për Kuvend janë: Andin Hoti, Mergim Lushtaku e Evgjeni Thaçi-Dragusha.

Emrat e deputetët të PDK-së që më 11 qershor fituan ulëse në Kuvend, janë:

• Kadri Veseli, • Sala Berisha Shala • Enver Hoxhaj • Mergim Lushtaku • Elmi Reçica • Memli Krasniqi • Ganimete Musliu • Agim Aliu • Evgjeni Thaçi-Dragusha • Andin Hoti • Fatmir Xhelili • Blerta Deliu • Xhevahire Izmaku • Bekim Haxhiu • Flora Brovina • Abdyl Saliu • Mexhide Mjaku-Topalli • Xhavit Haliti • Safete Hadërrgjonaj • Zenun Pajaziti • Nezir Çoçaj