Kancelarja gjermane Angela Merkel që gjendet në një vizitë zyrtare në Kinë, ka qëndruar e ulur në karrige derisa janë intonuar himnet e dy vendeve.

Tradicionalisht, përfaqësuesit e vendeve qëndrojnë në këmbë derisa intonohet himni, por kësaj radhe për kancelaren gjermane dhe kryeministrin kinez kishin vënë karrige, transmeton Telegrafi.


1 97

Politikanët kanë qëndruar të ulur derisa është intonuar himni gjerman, megjithatë kur u intonua himni kinez, Li Kechiang u ngrit në këmbë.

2 27

Megjithatë pas ceremonisë Merkel, dukej e lumtur dhe nuk janë vërejtur dridhje të duarve gjatë këtij takimi.

3 25

Kujtojmë se kancelarja gjermane që nga korriku e deri më sot, është filmuar në disa raste duke pësuar dridhje nëpër trup gjatë takimeve me zyrtarë të vendeve të ndryshme. /Telegrafi/