LAJMI I FUNDIT:

Kancelari Scholz: Të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, Evropa mund të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e Ballkanit

Kancelari Scholz: Të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, Evropa mund të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e Ballkanit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në hapjen e punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, ka thënë se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.

“Ju 6 vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot”, ka thënë Scholz.

Scholz më tej foli edhe për raportet Kosovë-Serbi derisa tha se duhet të përshpejtohet procesi i normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve.


“Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate”, tha Scholz.

Kancelari gjerman më tej ka shtuar se Procesi i Berlinit nuk do të ketë për detyrë vetëm të çliroj gjithë potencialin e bashkëpunimit por të përshpejtoj edhe integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do ti mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijt vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane”, u shpreh Scholz.

Kancelari më tej theksoi se qytetarët e Ballkanit mund të llogarisin te Gjermania dhe ky proces për mbështetje.

“Vetëm së bashku mund të tejkalojmë sfidat e mëdha”, tha në fund të fjalës së tij kancelari gjerman, Olaf Scholz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori