Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe gruaja e tij Britta Ernst hodhën dokumente konfidenciale të qeverisë në mbeturinat e tyre shtëpiake.

Kështu së paku thuhet në një raportim të mediumit gjerman të lajmeve “Der Spiegel”, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, dokumentet, disa të shënuara qartë si "informacion i klasifikuar - vetëm për përdorim zyrtar", u gjetën nga fqinjët në kazanët e plehrave jashtë banesës së kancelares në Potsdam, thuhet në raport.

Kishte gjithashtu dokumente nga samiti i G7 i muajit të kaluar në Bavari, duke përfshirë profilet e liderëve të bllokut dhe partnerëve dhe bashkëshortëve të tyre.

Ato me sa duket u hodhën jashtë nga Ernst, e cila është gjithashtu ministre e arsimit për shtetin e Brandenburgut, thuhet në raport.

Kjo - që dokumentet e klasifikuara të asgjësohen në një mënyrë të tillë - vlerësohet të jetë kundër rregullave zyrtare.

Ato do të duhej të ishin shkatërruar në mënyrën e duhur në një mënyrë që e lë përmbajtjen e tyre të padeshifrueshme. /Telegrafi/