Kancelari gjerman Olaf Scholz e mbrojti programin gjerman për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se po e diskuton me Gjermaninë këtë politikë.
Scholz tha se një plan i mbështetjes energjetike prej 200 miliardë eurosh ishte i arsyetuar. Ai shtoi se masa të ngjashme po merren në vende të tjera.
“Mburoja” përfshin një frenim të çmimit të gazit dhe një ulje të taksës së shitjes së karburantit. Ajo synon të mbrojë bizneset dhe familjet nga ndikimi i rritjes së çmimeve të energjisë.
“Masat që po marrim nuk janë unike, por po merren edhe diku tjetër, dhe me të drejtë. Disa masa kanë qenë prej kohësh në proces, me mbështetje dhe veprim të rëndësishëm, për të bërë pikërisht atë që kemi vendosur të bëjmë këtë vit dhe dy vitet e ardhshme”, tha Scholz në një konferencë në Berlin, me rastin e vizitës së kolegut të tij holandez Mark Rutte.
“Në përgjithësi, është një paketë shumë e ekuilibruar, shumë inteligjente dhe shumë vendimtare që i mban çmimet të ulëta dhe të durueshme për sa kohë ekzistojnë këto sfida”, shtoi ai.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner i partisë liberale Demokratët e Lirë gjithashtu u përpoq t’i qetësonte homologët e tij të BE në bisedimet në Luksemburg.
“Ka pasur një keqkuptim… Paketa jonë… është proporcionale, po të krahasosh madhësinë dhe cënueshmërinë e ekonomisë gjermane”, tha Lindner.
Mbështeten ata që kanë më shumë nevojë
Më vonë gjatë ditës, Scholzi u takua me kryeministrat e shteteve anëtare të Gjermanisë. Në konferencën për shtyp pas bisedimeve, kancelari mbrojti sërish vendimin e qeverisë. Ai tha se ishte detyra e tyre të “mbrojë vendet e punës” dhe “të mbështes ata që kanë më shumë nevojë”.
Scholzi tha se paketa e fundit e shpëtimit do të kishte “efekte dramatike” te njerëzit dhe bizneset, që po shohin se gjendja e tyre financiare po përkeqësohet.
Ai pranoi se qeveria federale dhe qeveritë e shteteve “nuk ishin saktësisht në të njëjtën linjë”, në një kohë që vazhdon debati se kush do të paguajë çfarë.
“Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, tha ai.
Pse ka ngjallur debat paketa?
Kundërshtarët e paketës thonë se ajo do të ndikojë në mënyrë të padrejtë te konkurrenca në tregun e përbashkët duke u dhënë përparësi kompanive gjermane.
Komisionarët e tregut të brendshëm të BE-së, Thierry Breton dhe ekonomisë Paolo Gentiloni, respektivisht nga Franca dhe Italia, thanë se plani gjerman “ngre pikëpyetje” se a është e drejtë. Ata kërkuan që në BE të merret një masë për të ndihmuar të gjitha vendet.
Komisioni Evropian, i cili e mbikëqyr politikën e konkurrencës në të gjithë BE, tha të hënën se po diskutonte paketën me Berlinin.
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur një fushë loje të barabartë dhe një treg të vetëm, dhe për të shmangur garat e dëmshme të subvencioneve”, tha një zëdhënës i Komisionit në një konferencë për shtyp. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri