Kampionit të boksit iu hoq rripi i WBC sepse nuk pagoi një tarifë qesharake për meçin në të cilën fitoi 50 milionë dollarë

Terence Crawford nuk është më kampioni i padiskutueshëm i peshave super të mesme. Sipas informacionit të publikuar, WBC ia hoqi titullin boksierit amerikan.
Sipas presidentit të organizatës, Mauricio Sulaiman, Crawford nuk i pagoi tarifat e detyrueshme për dy ndeshjet e tij të fundit në të cilat luftoi për rripin e WBC kundër Israil Madrimov në vitin 2024 dhe Saal Canelo Alvarez në vitin 2025.
Sulaiman shpjegoi se Crawford nuk e pagoi tarifën prej 300 mijë dollarësh të WBC-së për ndeshjen me Canelon, përveç borxhit nga ndeshja e mëparshme.
Ai theksoi se WBC e uli ndjeshëm tarifën standarde për spektaklin kundër Alvarez nga 3 për qind në 0.6 për qind të të ardhurave totale, dhe se 75 për qind e kësaj shume do të shkonte në fondin "Jose Sulaiman", i destinuar për ish-boksierët.
Terence "Bud" Crawford has been stripped of his WBC super middleweight title, WBC president Mauricio Sulaiman announced
According to Sulaiman, Crawford failed to pay sanctioning fees for his fight against Canelo Alvarez, and his previous fight against Israil Madrimov
(via… pic.twitter.com/4GmiJ0pmQ0
— Bleacher Report (@BleacherReport) December 3, 2025
"Ai harroi se si i fitoi 50 milionë dollarë", tha Sulaiman, duke aluduar në tarifën që thuhet se mori Crawford për ndeshjen kundër Canelos.
"Është për të ardhur keq që WBC nuk ka marrë as konfirmim pranimi dhe as përgjigje ndaj mesazheve tona".
Presidenti i WBC theksoi gjithashtu se organizata luajti një rol të madh në realizimin e ndeshjes kundër Canelos.
Terence Crawford just COOKED Mauricio Sulaiman and the WBC for stripping his title 😳
“Who the f*ck you think I am? You better slap your f*cking self, I ain’t paying your ass sh*t. You can take the f*cking belt. I’m the motherf*cker putting my life on the line, not you. You… pic.twitter.com/VMbT095qRW
— Happy Punch (@HappyPunch) December 3, 2025
"WBC luajti një rol të rëndësishëm në realizimin e atij meçi, përfshirë rripin e kampionatit që i dhamë. Është e dhimbshme kur duhet t'ia heqësh titullin një kampioni. Crawford pati një karrierë të jashtëzakonshme - 13 vjet kampion bote në pesë pesha. Është e tmerrshme. Asnjë faleminderit, asnjë kërkim falje. Asnjë përgjigje", përfundoi Sulaiman.
Kampioni i ri i WBC-së do të shpallet pas ndeshjes midis kampionit të përkohshëm Christian Mbilli dhe Hamzah Sheeraz. /Telegrafi/


















































