Elita e futbollit vendor rikthehet sot pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare.

Superliga sjellë tri ndeshje interesante në Pejë, Gjilan e Drenas, ku secila prej skuadrave kërkon pikët e rëndësishme të fazës së dytë kampionale.


Kampioni aktual, Drita, kërkon t’iu kthehet fitoreve pas barazimit me Prishtinën, derisa sot ka përballë Besën në Brestovik të Pejës.

120427524 1222105801507249 6865291223198750041 o

Punë më të vështirë pritet të ketë Gjilani, që është nikoqir i një prej ekipeve me formën më të mirë në Superligë në xhirot e fundit, Drenicës.

120364406 733518497234169 162907862386624151 o

Dueli tjetër zhvillohet mes Feronikelit e Arbërisë, ku vendësit duan fitoren e “qetësisë” pas kaosit të krijuar në klub, derisa mysafirët udhëtojnë pas fitores ndaj Besës në shtëpi, që sado pak e ka relaksuar atmosferën në Dobrajë.

Gjyqtar kryesor në Pejë do të jetë Besfort Kasumi, në Gjilan Visar Kastrati ndërsa në Drenas, Tefik Maloku.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

IPKO SUPERLIGA – SOT 13:00 Besa – Drita Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Meriton Berisha, Alban Ejupi, Genc Nuza.

13:00 Gjilani – Drenica Gjyqtarë: Visar Kastrati, Imran Kabashi, Lumturije Muhadri, Bardh Ajeti.

13:00 Feronikeli – Arbëria Gjyqtarë: Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Ilir Mehmeti.

/Telegrafi/

telegrafi sport app