Kampioni Juve e mbyll sezonin ashtu siç e filloi (Video)
Juventusi fitoi ndaj Bolognas me rezultat 1-2 në javën e fundit të Serie A.
Mysafirët ishin më mirë edhe pse nuk dhanë maksimumin që jemi mësuar ta shikojmë nga ata, pasi Zonja e Vjetër tashmë ishte shpallur kampione.
Pjesa e parë ishte pa gola dhe me pak raste të mira për gol. E dyta filloi me golin e Saphir Taider në minutën e 52-të.
Ndërsa në minutën e 71-të shënoi Paulo Dybala pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar. Ndërsa goli i fitores erdhi nga Moise Kean në minutat shtesë të takimit.
Juve e mbyll sezonin 2016/17 në vendin e parë me 91 pikë, kurse Bologna në pozitën e 15-të me 41 pikë.
Vlen të theksohet se ndeshja e parë sezonale nga Zonja e Vjetër u fitua me rezultat 2-1, por ndaj Fiorentinës. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5o4aj2_all-goals-highlights-hd-1-2-bologna-vs-juventus-27-05-2017_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5o4akj_moise-kean-goal-hd-bologna-1-2-juventus-27-05-2017_sport






























