LAJMI I FUNDIT:

Kampioni e nis me fitore (Video)

Kampioni e nis me fitore (Video)

Juventus ka shënuar fitore në takimin e parë të sezonit të ri të Serie A.

Kampioni italian ka triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Juventus Arena” kundër Fiorentinës me rezultat 2-1, në saje të golave të Khediras dhe Higuanit.

Megjithëse në pjesën e parë dominoi Juventusi, shikuesit është dashur të presim 37 minuta për ta parë golin e parë, transmeton Telegrafi.


Ishte mesfushori gjerman, Sami Khedira i cili shënoi gol me kokë pas një harkimi të mirë nga mbrojtësi Giorgio Chiellini.

samia

Në vazhdim të takimit të pjesës së parë më nuk pati gola dhe 45-minutshi i parë përfundoi nme epërsi minimale të bardhezinjve.

Në pjesën e dytë u prit që Juventus që dyfishonte rezultatin, por ndodhi e kundërta.

Skuadra e trajnerit Jose Sousa ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen e parë të Series A. Ishte sulmuesi kroat, Nikola Kalinic, i cili shënoi një gol të bukur me kokë njëzet minuta para përfundimit të takimit.

Por, vetëm pesë minuta më vonë u përkujdes që me gol të debutoi Gonzalo Higuain. Ky i fundit pas një sulmi mirë të organizuar të Juventusit, arriti të realizoi golin që i solli epërsinë kampionit aktual italian.

Në minutat në vazhdim më nuk pati gola dhe kështu, Juventusi fillon mbrojtjen e titullit me fitore me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Juventus renditet në pozitën e dytë me tre pikë, po aq sa ka lideri, Roma, e cila ka një gol dallim më të mirë se bainconerrët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sIrbplB3ATk

https://www.youtube.com/watch?v=eA21rxaSCdc

https://www.youtube.com/watch?v=W_XIUaV8vyc

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori