LAJMI I FUNDIT:

Kampanjë edukative për shoferët fillestarë në Maqedoni

Kampanjë edukative për shoferët fillestarë në Maqedoni

Në Maqedoni ka filluar një kampanjë plotësuese për edukimin e shoferëve fillestarë, nën moton ”Shofer i ri, shofer i sigurtë!”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shoferët e rinj përfshihen në kategorinë e pjesëmarrësve të pambrojtur dhe të rrezikuar të komunikacionit, ndërkaq përmes këtij projekti, do të shtohen aftësitë e vozitjes te shoferët fillestarë, përmes mundësisë që të mësojnë nga më të mirët.

Stojçe Stamenkovski, kryetar i Këshillit republikan për siguri të komunikacionit rrugor (KRSKRR), u bëri thirrje tër injve që të përfshihen në këtë kampanjë, si edhe të jenë të vëmendshëm gjatë drejtimit të automjetitt të tyre, duke theksuar se është projekt i parë që zbatohet në Maqedoni.


Dejan Gjorgjievski nga Porsche Macedonia tha se edukimi i shoferëve fillestarë ka rëndësi të veçantë në komunikacion, posaçërisht për shkak të nivelit të lartë të motorizimit, si edhe rritjen e numrit të të miturve që marrin pjesë në komunikacion, si shoferë.

Projekti përfshin punë teorike dhe praktike. Fillimisht do të niset me aktivitete në Shkup, ku pjesa praktike do të mbahet me mbështetjen e kampionit evropian dhe automobilistit më të mirë të Maqedonisë, Igor Stefanovski – Ixhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori