Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën "Agim Ramadani".

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhjen e mbeturinave dhe disa veturave, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.


Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e problemeve me frenim të kamionit, i cili ka dalë në korsinë e kundërt.

68947155 519128545525859 4282510473502392320 n

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe Policia e Kosovës.

Telegrafi do t'ju mbajë të informuar, ndërsa më poshtë keni video dhe fotografi. /Telegrafi/

69272988 685664465267046 4487556820713340928 n

69175353 409988086290584 4510004304077127680 n