LAJMI I FUNDIT:

Kamioni godet rrethojën mbrojtëse, futet në koristë e kahjes së kundërt – humbin jetën gjashtë persona dhe tre tjerë lëndohen në Turqi

Kamioni godet rrethojën mbrojtëse, futet në koristë e kahjes së kundërt – humbin jetën gjashtë persona dhe tre tjerë lëndohen në Turqi

Gjashtë persona humbën jetën dhe tre tjerë u lënduan, si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi në një autostradë në Turqi.

Ishte shoferi i një kamioni që humb kontrollin mbi mjetin transportues dhe goditi rrethojat mbrojtëse dhe kaloi në kahjen e kundërt – duke goditur veturat që vinin nga korsitë e anës tjetër të rrugës, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë turke, aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradën Edirne që lidhë Silivrin.


Autoritetet kanë bërë të ditur se nga ky aksident kanë humbur jetën gjashtë shtetas turq, dhe tre tjerë pësuan lëndime të rënda.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shoferi i kamionit humb kontrollin godet rrethojën dhe futet në korsitë e kundërta – duke u përplasur direkt me mjetet tjera motorike që lëviznin.

Deri më tani nuk dihet nëse shoferi kishte patur ndonjë problem shëndetësorë, në momentin kur humbi kontrollin mbi kamionin apo nëse thjesht ishte pakujdesi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kalo në kategori