LAJMI I FUNDIT:

Kalonin drogë për në Kosovë, arrestohen dy persona në Vërmicë

Kalonin drogë për në Kosovë, arrestohen dy persona në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në kalimin kufitar Vërmicë nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e drogës.

Rasti ka ndodhur në ora 11:00, kur policia dhe dogana kishte ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë.

Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë.


Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Për rastin është njoftuar njësiti i antidrogës së Prizrenit, të cilët kanë sekuestruar 16 paketime të mbështjella, me peshë të përgjithshme 16 kg e 954 gramë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, derisa si provë materiale janë konfiskuar një veturë dhe dy telefona mobilë.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në trend Lajme

Më shumë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

Lajme
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Lajme
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Politikë
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Politikë
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Lajme
Kalo në kategori