Pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë tjerë janë lënduar, kur një veturë shtypi këmbësorët në trotuar në qytetin ukrainas Kharkiv, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur në profilin e tyre zyrtar në Facebook, se shoferi i veturës është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, Mirror raporton se bëhet fjalë për vajzën 20-vjeçare të një milioneri, e cila kishte kaluar në të kuqen duke shtypur këmbësorët.

Alyona Zaiteseva ishte ajo që ishte pranë timonit që la të vdekur pesë persona dhe lëndoi gjashtë tjerë, ndërkaq truprojat e saj që ishin pas saj me dy vetura tjera kanë bllokuar rrugën për disa minuta për ta mbrojtur Zaitsevan nga turma e nervozuar. /Telegrafi/

1 390

2 149

Alyona Zaitesev

3 111

4 82

5 63

6 54

7 49

Milioneri, Vasily Zaitsev

8 46

9 39