LAJMI I FUNDIT:

Kalon mbi 20 mijë numri i të vdekurve nga coronavirusi në Spanjë, megjithatë ka kërkesa që fëmijët të kthehen në shkollë

Kalon mbi 20 mijë numri i të vdekurve nga coronavirusi në Spanjë, megjithatë ka kërkesa që fëmijët të kthehen në shkollë

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Spanjë ka kaluar në mbi 20 mijë, por megjithatë prindërit dhe disa zyrtarë shtetërorë po kërkojnë që fëmijët t’i kthehen mësimit, pas mbylljes prej pesë javësh.

“Lironi Fëmijët tanë”, është kampanja që e kanë iniciuar disa liderë të Katalonisë dhe shtetit Bask, që kërkojnë nga qeveria spanjolle të lejojë hapjen e shkollave, sepse qëndrimi mbyllur që nga 14 marsi është i dëmshëm për shëndetin mendor të fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Ata kërkojnë që fëmijët të mund të luajnë dhe shëtisin përjashta edhe nëse iu duhet që të mbajnë maska, së paku për një kohë dhe në hapësirë të caktuar.


Spanja ka nisur hetime me bazë kriminale ndaj 37 shtëpive për të moshuar, ku besohet se viktimat e coronavirusit janë lënë të vdesin
Lexo po ashtu Spanja ka nisur hetime me bazë kriminale ndaj 37 shtëpive për të moshuar, ku besohet se viktimat e coronavirusit janë lënë të vdesin

Kjo kërkesë është mbështetur nga Ombusmani i Spanjës, Francisco Fernandez Marugan dhe do t’i prezantohet edhe kryeministrit spanjoll brenda disa dite.

Kur të përfundojë faza e parë e karantinës më 26 prill, kërkohet që kjo të mos vlejë edhe për fëmijët, por ata të jenë të lirë të luajnë dhe të shkojnë në shkollë si zakonisht.

Derisa kryeministri Pedro Sanchez, ka kërkuar që niveli i dytë i karantinës të vazhdojë deri më dhjetë maj.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur në 20,002, ndërsa janë 190,859 të infektuar, derisa 72,963 janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Kalo në kategori