LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)

Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut.

Pas disa ditëve diskutim në Kuvend, dhe një referendumit të dështuar, sot deputetët vendosën që kjo marrëveshje të kalojë me vota 80 vota”për”, 39 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, diskutimet në ditët e kaluara për ndryshimet kushtetuese ishin të zjarrta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.


Votimi sot u bë për ndryshime kushtetuese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës.

Në Kuvend pasi votuan deputetët në mënyrë elektronike, kërkesa e deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të votohet me thirrje të emrave dhe mbiemrave të deputetëve. Edhe pas këtij votimi, u aprovuan ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori