LAJMI I FUNDIT:

I kaloi dy vite në një burg të Iranit, akademikja australiane: Më e rëndë se vetmia, ka qenë tradhtia e bashkëshortit – gjithçka kuptoi kur u lirua

I kaloi dy vite në një burg të Iranit, akademikja australiane: Më e rëndë se vetmia, ka qenë tradhtia e bashkëshortit – gjithçka kuptoi kur u lirua

Akademikja Kylie Moore Gilbert, britanike nga Australia, në intervistën e saj të parë që kur është lëshuar nga një burg në Iran gjatë vitit të kaluar, ka thënë se ka “duruar torturë psikike” dhe se Teherani ka tentuar ta rekrutojë si spiune, shkruan Sky News.

Gilbert, ligjëruese e shkencave islame në Universitetin e Melbourne, ishte për dy vite në burg nga shtatori i vitit 2018, pasi që ishte arrestuar në aeroportin e Teheranit dhe akuzohej për spiunazh, në kohën kur ishin rritur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Ishte shpallur fajtore dhe u dënua më 2019 me 10 vite burgim, por autoritetet e liruan në nëntor si tentim për shkëmbim me tre të burgosur iranianë.


Në intervistën e parë nga lirimi i saj, për Sky News ka thënë se në qelinë e parë ku e kishin mbajtur ka qenë “dy metra me dy”, pa tualet.

“Mund të them se ka qenë një qeli për izolim ekstrem, e destinuar për t’ju thyer. Është një torturë psikologjike… Ka pasur momente në periudhën e hershme kur jam ndjerë e thyer, ndihesha se nëse duhet të durojë edhe një ditë të tillë – do të kryej vetëvrasje”, ka thënë Gilbert duke shtuar se gardianët e burgut në një rast e kanë rrahur duke i dhënë kundër vullnetit edhe qetësues.

Ajo ka theksuar se akuzat për spiunazh kanë qenë “çmenduri”.

“Nuk ka dëshmi që kam qenë spiune për cilindo vend. Madje edhe Garda Revolucionare (e Iranit) nuk ka mundur ta kuptojë për cilin vend unë po spiunoj”, ka shtuar ajo.

Kylie pretendon se autoritetet iraniane, derisa kishte qenë në burg, i kishin thënë se do ta lirojnë nëse pranon të spiunojë për ata.

“Mendoj se nuk kanë qenë të interesuar të spiunojnë Australinë, më shumë ishin të interesuar për shfrytëzimin e statusit tim akademik si mbulesë dhe udhëtime në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, madje edhe ato evropiane, për SHBA-të nuk e di”, ka thënë ndër tjera australiania.

Megjithatë, më rëndë sesa qëndrimi në izolim total në qeli, i është dukur kur është kthyer në Australi dhe e kishte kuptuar që bashkëshorti i saj Ruslan Hodorov kishte një aferë me kolegen dhe mentoren e tij Kylie Backster.

Thotë se ishte e vetëdijshme që kishin probleme në martesë një vit para se të kthehej në shtëpi, por nuk kishte pritur që t’i jepet fund martesës. Familja e saj këtë e kishte ditur, por e kishin mbajtur të fshehtë derisa ajo ishte liruar.

Por të vërtetën e mësoi nga e ëma e saj në ditën e parë të karantimit në dhomën e hotelit në Kanbera. E me bashkëshortin nuk është dëgjuar fare sa ishte në burg, e madje nuk i kishte telefonuar edhe me të mbërritur në Australi.

“Ai nuk më telefonoi të paktën për të më dhënë se është i lumtur që jam liruar”, ka thënë ajo duke shtuar se “është e fortë” dhe se mund ta tejkaloj edhe këtë sfidë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Amerika
Kalo në kategori